A ka shanse Lul Basha të bëhet president? Edi Rama jep përgjigjen epike

Presidentit aktual të Shqipërisë, Iliri Metës, i mbaron mandati në korrik të këtij viti dhe s’do të ketë më një mandat tjetër. Ai do t’i rikthehet LSI-së, partisë që themeloi disa vite më parë dhe humbi ndjeshëm terren me largimin e tij drejt presidencës.

Që tani kanë filluar të lakohen disa emra për të pasuar Metën si President i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që zërat thonë se presidentja e ardhshme do jetë femër, që i i bie të jetë e para e tillë në këtë post.

Ndërkohë një tjetër emer, por këtë herë mashkull, që është përmendur ditët e fundit për postin e Presidentit është edhe ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.

Portalet pranë Berishës thonë se kjo është marrëveshja mes Ramës dhe Bashës, madje ky i fundit ka filluar të cakojë detyrat e njerëzve që do marrë me vete në presidencë.

I pyetur pak më parë në lidhje me këtë gjë, kryeministri Edi Rama dha një përgjgije nga ato që ka qejf ai, që janë batuta që bëjnë xhiron e gjithë medieve dhe rrjeteve sociale.

“Lulzim Basha mund të bëhet president i republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin “Osacar””, iu përgjigjes pyetjes së gazetarëve kryeministri Rama.