A jemi gati ne shqiptarët të mbrojmë kufirin me Serbinë?

Pse jo?!

Asnjëherë s‘ishim gati t‘i mbrojmë, bashkombësit tanë në Kosovën Lindore, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mos harroni: Kufiri Kosovë – Serbi i ka 351.6 km2 dhe për të mbrojtur kufirin me gjithë këto kilometra katrorë, duhet Republika e Kosovës t‘i ketë nën uniformë – të uniformuar më së paku 13.000 – 15.000 ushtarë.

A e ka FSK-së, këtë numër të ushtarëve?

Prapë jo.

Forca e Sigurisë së Kosovës, përbëhet nga 6,240 ushtarë aktivë dhe 3,500 rezervistë, gjithsej 9,740 ushtarë, janë më shumë se pak.

Sipas pakos së “famshme” me draftligje të kryenegociatorit të OKB-së, z. Martti Ahtissari!

Detyrat kryesore të FSK-së janë; mbrojtja territoriale, kërkimi dhe shpëtimi, mjetet shpërthyese dhe asgjësimi i materialeve të rrezikshme dhe luftimi i zjarrit.