57-vjeçari humb jetën duke punuar

Vetëm pak javë më parë kemi bërë një artikull ku një 46-vjecar humbi jetën në Tiranë pasi ra nga lartësia, ku shkak kryesor janë kushtet aspak normale të punës.

Sot ka ndodhur fatkeqësia e radhës, ku një 57-vjecar ka rënë aks dentalisht nga lartësia e objektit ku punonte dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Kashar.

Shumë vetë i quajnë këto ngjarje aks identale, por në fakt nuk janë vërtet ashtu. Në shumë nga pallatet që ndërtohen në Tirane dhe kudo në Shqipëri, kushtet e punës për punëtorët janë skandaloze.

Pronarët e këtyre pallatave dhe të firmave të ndërtimit për të kursyer sa më shumë sepse në fund të fundit nuk është jeta e tyre, nuk shpenzojnë për të pasur kushte normale pune.

Dhe sa kohë të ndodh kjo gjë, që për fat të keq ka vite e vite që ndodh kështu, përditë do dëgjojëmë raste të tilla. Policia shkon në vendngjarje, kryen procedurat, shoqëron ndonjë inxhiner apo administrator të firmës, i cili qëndron disa orë në rajon dhe aty mbyllet gjithcka.

Fajin ia lëmë rastësisë, pra e quajmë aksi dentale, por të gjithë e dimë që nuk është kështu. Përsa kohë do heshtim për këto raste, për sa kohë inspekatoriati i punës nuk do veprojë me dorë të hekurt ndaj këtyre firmave, përditë do dëgjojëm raste të tilla.