52 vjeçarja nga MaIIakastra: Ish i dashuri më la të vetme shtatzënë, burri ma di të vërtetën (Video)

Historia e një 52-vjeçare nga Mallakstra na rikthen 30 vite pas. Eshtë Pengu që e mundon prej kohësh nënën e 3 fëmijëve. Edhe pse për Dashurinë është e vështirë të rikthej në kohë ngjarjen që i shenjoi jetën, ajo merr guximin ta rrëfejë pasi sot është në kërkim të djalit, që e bëri nënë për herë të parë.

Sapo kishte mbushur 17 vjeç kur ra në dashuri me një djalë 3 vite më të madh, një marrëdhënie e cila zgjati deri ditën kur Dashuria mbeti shtatzënë. Ditën që i dashuri e mësoi këtë fakt braktis vajzën me të cilën kishte jetuar për afro 5 vite dhe largohet drejt Greqisë.

E mbetur vetëm në pritje të një djali për Dashurinë kjo braktisje ishte fundi i të gjitha ëndrrave, që ajo kishte thurrur për një familje të ngrohtë mes premtimeve të mëdha për një dashuri sikundër kishte edhe emrin.

Ishte 22 dhjetori i vitit 1992 kur ajo sjell në jetë djalin, të cilin nuk mundi ti vinte një emër përveç mëmësisë. Foshnja e lindur në Maternitetin e Fierit u braktis nga nëna, tek e cila që nga ai çast ende dhe sot la një zbrazëti në shpirtin e saj. Një fëmijë i pafajshëm që u mohua edhe nga familja e të atit, ndaj kjo detyroi nënën të marr vendimin për ta lënë në maternitet, pa mësuar më asgjë për fatin e tij.

Ajo kthehet pranë familjes së saj dhe 6 muaj më pas vendos të rimartohet me një tjetër djalë me të cilin jeton ende sot dhe janë prindër të tre fëmijëve. Ajo kurrë nuk ia fshehu të shkuarën e saj dhe ai gjithnjë ka qenë mbështetja e saj më e madhe. Me dëshirën për të njohur të njohur vëllain më të madh dhe për ta patur më pranë tyre kjo kërkesë për ta gjetur vjen edhe nga dy motrat dhe vëllai i tij më i vogël./report.tv

VIDEO