50 vjeçari nga Fieri diplomohet për herë të dytë për mjekësi në Itali: Si triumfova mes 35 konkurentëve nga bota

Z. Nuredin Sadikaj ka shërbyer si mjek për një periudhë të gjatë kohe në Çakran. Ai u largua në emigracion pas vitit 1998 dhe tashmë jeton në Itali. Sadikaj punon dhe shërben si mjek në Milano, në një ndër spitalet më të mira atje. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv ai tregoi rrugëtimin e tij në mjekësi në shtetin fqinj Italinë dhe si u përzgjodh në 5 mjekët për të mbrojtur diplomën nga 35 në të gjithë botën.

Për mua dhe për të gjithë emigrantët në përgjithësi kur lënë vendin e tyre ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme dhe nuk është e thjeshtë, por unë për arsye familjare u largova nga vendi im dhe u përpoqa që të kërkoja punë në vende të ndryshmme por ishte e pamundur. Nuk ishte e thjeshtë, ishte një komision me 6 shefa katedre që të merrnin në pyetje, ishin 35 mjekë nga e gjithë botë. Ky ishte provimi më i vështirë sepse nuk kishte as pyetje do të përballeshe direkt me çfarë i vinte në mendje atyre sepse ata thonin ‘A je mjek, unë do të pyes pa tezë’. Ne vetëm 5 veta nga 35 kaluam, ishim në gjendje që të mbronim diplomën. Dhe mbas kësaj unë vazhdova universitetin dy vitet e fundit në Itali, dhe mora diplomën për herë të dytë në mjekësi me të drejtë ushtrimi në të gjithë kontinetin europian.

Shpesh herë është vendosur në qendër të vëmendjes paga e mjekut në Shqipëri, e cila nuk i afrohet aspak vendeve fqinje. Të njëjtin mendim ndan edhe mjeku Nuredin Sadikaj, i cili u shpreh se pagesa e mjekut në Itali është shumë larg nga Shqipëria.

Ne punojmë 5 ditë në javë nga 7 ose 8 orë rregullisht dhe pagesa në krahasim me mjekun në Shqipëri është shumë larg, është 1 me 5. Unë nuk dua ta ekzagjeroj por në rast se unë marr për 8 orë punë marr 350 euro mbi 400 euro në ditë për 20 ditë. Mjeku këtu paguhet dhe është shumë larg pagesa me mjekët në Shqipëri. Mendimi im përsa i përket raportit mjek- pacient në Shqipëri, ku kam punuar 21 vite në Shqipëri duhet të ndërhyjë shteti përsa i përket sigurimit shëndetësorë. Raporti mjek- pacient në Shqipëri është në raporte shumë të mira” tha ai.