5 vite bu.rg për ish-kreun e PS-së, GJKKO merr vendimin për ish zyrtarin e lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe K.rimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për Artan Kroi, ish-kreun e PS-së për njësinë numër 3 në Tiranë .

Ai u arre.stua në a.kuzën e korrupsionit dhe mitmarrjes, gjatë ushtrimit të detyrës si Inspektor i Tatim Taksave.

5 vite bu.rg për ish-kreun e PS-së, GJKKO merr vendimin për ish

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Ko.rrupsionin dhe K.rimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 19 regjistri themeltar, datë 01.01.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit A.K., i a.kuzuar për kryerjen e veprave pe.nale të parashikuara nga neni 259-25, 259 dhe 248tëK.Penal, ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.81, datë 07.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe K.rimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri A.K., dënohet me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet b.urgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.K. me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj bu.rgim.