5.700 euro shkuarja në Haxh sivjet

Bashkësia Islame e ka publikuar pakon për shkuarjen në Haxh, e cila kushton pesë mijë e 700 euro.

Në kuadër të pakos hyjnë transporti, ushqimi, vizitat në vendet historike në Medinë e shumë të tjera.

Ndërkaq, në disponimin e komentuesve vërehet një pakënaqësi për sa i përket shumës së nevojshme, të cilën e kanë cilësuar shumë të lartë.

Çmimi i pelegrinazhit në Haxh më 2019 kishte kushtuar katër mijë e 150 euro.