
Një ngjarje shumë e trishtë shtë shënuar sot në Greqi, ku një automjet me katër të rinj me origjinë shqiptare është përfshirë në një aksi*ent. Si pasojë, makina ka marrë flakë, ndërsa brenda kabinës ka qëndruar një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë.
Makina sipas rapσrtimeve ishte duke lëvizur në zonën e Lassi, në drejtim të Platis Gialos. Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të madhe, kur është përmbysur dhe ka rënë te shtyllat e vendosura në trotuar.
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike, por që sipas rapσrtimeve të para është vetëm shpejtësia tej normave të lejuara.
Pasagjerët e tjerë të mjetit, tre të rinjtë e tjerë shqiptarë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por të papërfillshme për jetën.
Shumë njerëz që e njihnin 17-vjecarin kanë mbetur shumë të prekur me këtë humbje të madhe dhe kanë dhënë mesazhet e tyrë të ngushëllimit përmes rrjeteve sociale.
Mesa duket ne shqiptarët nuk bëjmë dot pa shpejtësinë kur i japim makinës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kur jetojmë në shtete të tjera, si duket e paskemi të lindur këtë lloj “fiksimi” që shpeshherë të kushton jetën.