112-vjeçarja tregon sekretin e saj të jetëgjatësisë: Unë pi verë dhe ha lehtë

Angela Tiraboschi, e moshuara që sot mbush 112 vjeçe ka treguar sekretin e saj të jetëgjatësisë. Ajo ka folur për mediat e huaja, ku ka thënë se ajo pi verë dhe ha lehtë.

Gruaja më jetëgjatë në Itali e konsideron çdo ditë të jetës së saj si “dhuratë”.

Angela Tiraboschi, la nonna d’Italia compie 112 anni

Ajo ka lindur në vitin 1910 në Oltre il Colle, në provincën e Bergamos, ndërsa shumica e njeh atë si “gjyshja e Italisë”.

Sekreti i saj, siç thotë edhe ajo vetë, janë ushqimet e lehta të shoqëruara me një gotë verë. Ndër të tjera, ajo ka thënë se nuk pi duhan dhe s’ka stres.

Angela Tiraboschi, la donna più longeva d’Italia compie 112 anni: il suo segreto – RomaIT

Tiraboschi do të festojë ditëlindjen e saj të 112-të në shtëpinë e saj në Coghetti, Bergamo, në shoqërinë e katër fëmijëve të saj Maria, Roberto, Luciana dhe Pietro, nga 70 deri në 80 vjeç dhe të afërm të tjerë.

“Këshilla ime për të rinjtë? Jini gjithmonë të sinqertë”-tha gruaja më jetëgjatë në Itali që është ende jashtëzakonisht e kthjellët nga mendja.