1 minutë heshtje për gjithë ata shqiptarë që nuk fituan dot sot lotarinë Amerikane

Disa shqiptarë sot kanë marrë lajmin e jetës pasi iu ka dalë lotaria Amerikane, por shumë të tjerë janë mërzitur kur kanë futur emrin e tyre dhe kanë lexuar “Ju nuk jeni përzgjedhur”.

Pak minuta më parë, të gjithë ata shqiptarë që kanë aplikuar për lotarinë Amerikane në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit të vitit të kaluar, sot kanë mësuar përgjigjet.

Sigurisht që disave iu ka buzëqeshur fati, ende nuk dihet saktësisht numri i atyre që kanë fituar, por pjesës më të madhe si gjithmonë i duhet të provojë vitin tjetër.

Lotaria Amerikane është kthyer në një shpresë të vetem për shumë shqiptarë, sidomos të diplomuar dhe familjarë që duan të ikin sa më shpejt nga Shqipëria dhe padyshim që SHBA është vendi i duhur.

Numri i shqiptarëve që aplikojnë për lotarinë Amerikane rritet nga viti në vit, por ama numri i atyre që e fitojnë nuk është se ndryshon shumë nga viti në vit.

Ju që nuk fituat as këtë herë, mos u mërzisni, provojeni prapë vitin e ardhshëm. Ju që e keni fituar, Zoti ua bëftë mbarë.